De Biazi: Kombëtarja, rritje e dukshme

15/11/2012 15:50

Me ndeshjen e së mërkurës, përfaqësuesja jonë ka mbyllur një cikel që zgjati një vit.

Bëhet fjalë për nëntë ndeshje të zhvilluara nën drejtimin e De Biazit, në të cilat kemi pësuar në total tetë gola.

”Nga kendvështirimi im, skuadra po përmirësohet ndjeshëm nga aspekti taktik. Vlen për t’u theksuar se kemi pësuar më pak se një gol për ndeshje dhe kjo është diçka e mirë, bashkë me faktin që prej dy ndeshjesh nuk pësojmë gol. Kjo do të thotë që ekipi është i ekuilibruar në fushë. Që nga momenti kur kemi filluar kete rrugëtim deri më sot, kemi bërë shumë punë”.

Fakti për të cilin vlerësohet më shumë De Biazi, më shumë edhe se rezultatet e arritura, është guximi që tregoi italiani në aktivizimin e lojtarëve të rinj dhe fillimin e një cikli të ri.

”Kam parë shumë lojtarë të rinj në këtë periudhë, kam grumbulluar 36 të tillë. Nga ky moment dhe deri tek ndeshja e radhës kemi një pushim prej 84 ditësh dhe kjo është diçka shumë e rëndëmishme. Pas ndeshjes miqësore me Gjeorgjinë kemi 6 ndeshje të tjera zyrtare  për eliminatoret dhe unë jam i fokusuar pikërisht tek ato. Periudha që ka një trajner për të përgatitur skuadrën është shumë e shkurtër. Mjafton të them se sa i përket ndeshjes me Kamerunin, ne filluam pëgatitjet ditën e hënë, ku disa lojtarë kishin luajtur të dielën e kishin udhëtuar e stërvitje nuk bëm. Gjithsesi më erdhi mirë që lojtarët mbanin mënd këshillat e mija të ndeshjeve të shkuara, pasi lëvizën tamam siç e mendoja. Kjo gjë më bëri të ndihesha mirë”, komentoi trajneri.

Për të gjithë skeptikët në listën e grumbullimit të lojtarëve, apo fjalët nën zë De Biazi ka një përgjigje: “Futbolli për mua është demokratik, luan ai që është më i zoti”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA