Avokatët “falas” në Kushtetuese

15/11/2012 00:00

Fraza e përdorur shpesh para gjykatës nga dhjetra të pandehur: “Nuk kam
mundesi financiare të paguaj një avokat timin, dua mbrojtës nga shteti”,
duket se do te vihet ne diskutim në Gjykatën Kushtetuese.

Unioni i Juristëve të Pavarur i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me këtë kërkesë, duke i kërkuar të interpretojë dy nene të Kodit të Procedurës penale, por edhe nenin 31 germa c te Kushtetues i cili shprehimisht thote: “Gjate procesit penal kushdo ka te drejte te mbrohet vete ose me ndihmen e nje mbrojtesi ligjor te zgjedhor prej tij, te komunikoje lirisht dhe privatisht me te, si dhe t’i sigurohet mbrojtje falas, kur nuk ka mjete te mjaftueshme”.

Unioni i Juristeve te Pavarur kerkon te shpjegohet se çfarë do të thotë: “Nje person nuk ka mjete te mjaftueshme” dhe a duhet mjaftuar gjykata me kete deklarim verbal.

“Ne Gjykatës Kushtetuese i parashtrojmë interpretimin e këtij neni dhe i kërkojmë një interpretim të zgjeruar. Konsatojmë që një student të përfitojmë falas bursë nga shteti i kërkohen 11 dokumente zyrtare, që të provojë pretendimin e tij para administratës për të përfituar bursë falas. Edhe mbrojtja është falas nga shteti në këtë rast. Ndërkohë që personi i pandehur nuk e ka provuar asnjëherë deri më sot në gjykatat tona se nuk ka mjete. Në asnjë dosje gjyqësore nuk vërtetohet që personi që nuk pretendon se nuk ka mjete për t’u mbrojtur, të ketë sjellë dokumentacion provues. A duhet mjaftuar gjykata me pretendimin që bën i pandehuri?” thotë Gëzim Allaraj, kreu i Unionit të Juristëve të Pavarur.

Sipas Kreut të Unionit të Juristëve të Pavarur, gjithashtu me profesion avokat, interpretimi i këtij neni do të sillte shmangien e përdorimit të avokatëve kryesisht, si një taktikë për të zvarritur gjyqet.

“Ka një problem ligjor. Ne i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe besoj që interpretimi i nenit, të cilin ne e ngremë për interpretim, do t’i hapte rrugë jeshile shpejtimit të proceseve gjyqësore në procesin penal, duke mos e përdorur asnjëra palë, as i pandehuri, as një palë tjetër qoftë edhe organet e dhënies së drejtësisë me pretekstin personi i cili pretendon që nuk ka mjete, duhet t’i caktojmë një avokat dhe nga ana tjetër Gjykata nuk ia kërkon që të provojë deklarimin. Çdo gjë në gjykatë duhet provuar, pra ne mendojmë si Unioni i Juristëve të Pavarur të Shqipërisë, që edhe deklarimi që bën i pandehuri i pranishëm, i aftë mendërisht dhe që nuk ka zgjedhur një mbrojtës dhe nuk e provon se nuk ka mjete, ai mund të mbrohet vetë ose me patjetër duhet të zgjedhë një mbrojtës dhe ta paguajë vetë”, thotë Allaraj.

Ne interpretimin qe i kerkohet Gjykates Kushtetuese, Unioni shprehet se duhen perjashtuar rastet kur i pandehuri është një i mitur, nje shtetas i paafte mendërisht, një shtetas në kërkim dhe për rastet e ngutshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB