Rafael Benitez, në një deklaratë për ‘Calciomercato’, është shprehur se është gati për të drejtuar një skuadër me kusht që të vijë “oferta e duhur”.
Ish-trajneri i Liverpool dhe Inter theksoi se do të donte të riniste punën si teknik në kampionatin anglez, në një ekip që mund të luftonte për titullin kampion.
“Po pres ofertën e duhur. Jam duke shikuar dhe analizuar ndeshje të ndryshme. Po mundohem të njoh sa më shumë lojtarë në mënyrë që kur të marr drejtimin e ndonjë skuadre, të jem në gjendje të zhvilloj një merkato të mirë. Nuk ka rëndësi rroga. Unë dua të marr drejtimin e një skuadre që të ketë mundësi të luftojë për tituj”, deklaroi trajneri spanjoll.
Në lidhje me preferencat e tij, Benitez e ka të qartë se idealja do të ishte Premier Liga angleze, por do të pranonte edhe kampionatin spanjoll, gjerman dhe italian.
“Gjithçka varet nga ajo që do të më ofrojnë”, përfundoi Benitez.
Top Channel