Mjekët në mbarë Maqedoninë janë hedhur të mërkurën në grevë të përgjithshme, për të protestuar ndaj vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, që parashikon që pagesa e tyre të ketë për bazë punën e bërë.

Kryetari i sindikatës së pavarur të qendrës klinike të Shkupit, Dejan Stavriç ka deklaruar se greva do të vazhdojë derisa të arrihet një marrëveshje që plotëson kërkesat e tyre.

“Vendosëm të hyjmë në grevë të përgjithshme për shkak të injorimit të kërkesave tona lidhur me korrigjimin e pagave, si dhe miratimin e një modeli të përshtatshëm të pagesës në bazë të suksesit të mjekëve në punë”, tha Stavriç.

Por, sipas raportimeve të “REL”, kërkesat e tyre janë refuzuar nga Ministria e Shendetësisë, e cila madje ka ndërmarrë një proçedurë gjyqësore për ndalimin e grevës.

Ministri Nikolla Todrov ka deklaruar se mjekët duhet të paguhen sipas modelit të ri që parashikon pagesa të ndryshme, në varësi të sukesit të mjekut.

Veç Shkupit, grevë po mbahet edhe në qytete të tjera si Tetovë, Shtip e Veles. Megjithatë, sindikata ka siguruar pacientët se përkundër grevës, ata do të marrin në shqyrtim rastet urgjente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA