Dy persona mbetën të vrarë dhe 45 të tjerë u plagosën, në një aksident hekurudhor të ndodhur pranë qytetit verior të Malit të Zi, Mojkovaçit, mbrëmjen e së martës.

Aksidenti ndodhi kur treni u përplas brenda një tuneli me një makineri, që përdorej për mirëmbajtjen e shinave në këtë pjesë të trasesë.

Si rrjedhojë, dy punëtorët që komandonin makinerinë humbën jetën, ndërsa 45 persona brenda trenit u plagosën, shtatë prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Aktualisht, prokuroria malezezë është duke marrë nën hetim shtatë punëtorë të hekurudhës, për të grumbulluar më shumë informacion mbi dinamikën e ngjarjeve.

Treni i aksidentuar udhëtonte me 60 udhëtarë në bord nga Podgorica, drejt qytetit të Bilejo Poljes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA