Ish-futbollisti brazilian vdes nga leuçemia

14/11/2012 16:10

Ish-futbollisti brazilian Alex Alves do Nascimento, i cili ka luajtur për Palmeiras, Cruzeiro dhe për katër sezone tek Hertha Berlin, ka ndërruar jetë ditën e mërkurë në moshën 37-vjeçare pasi vuante nga leuçemia.

Alex Alves vdiq në spitalin Fundacion Amaral de Carvalho në qytetin Jau, në Sao Paulo, ku ishte i shtruar që nga muaji shtator.

Alex u bë i njohur në futbollin europian duke luajtur në Bundesligën gjermane, ku shënoi 25 gola në 81 ndeshje. Pas eksperiencës me Hertha Berlin ai u kthye në Brazil ku luajti me skuadra si Atlético Mineiro, Vasco da Gama dhe Fortaleza.

Gjithashtu ka luajtur edhe një sezon në Greqi me ekipin Kavala.

Sulmuesi i dha fund karrierës në vitin 2010 pas një eksperience me Uniao Rondonópolis. Alex Alves kishte një vajzë me modelen Nadia França, e cila u bë e famshme në Brazil për një lidhje të shkurtër me Ronaldon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA