Durrës, kapen rreth 300 kg kanabis

14/11/2012 23:39

Një tjetër sasi bime narkotike, e llojit kanabis sativa, është sekuestruar në portin detar të Durrësit.

Sasia e bimës së ndaluar u gjet e fshehur në një veshje dyfishe, që i ishte bërë pjesës fundore të trajlerit me targa ABR623, i cili u veçua për kontroll në vijën e dytë të kufirit nga agjentët e antidrogës dhe ata të policisë kufitare.

Paraprakisht deklarohet se bima narkotike, e futur në thasë dhe e fshehur në trajlerin bosh, që tërhiqej nga mjeti transportues me targa të Tiranës (TR 4791 D), ka një peshë prej afro 300 kg.

Kamioni po bëhej gati të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona dhe drejtohej nga shtetasi Lutfi Burnaci, i cili është ndaluar dhe po merret në pyetje lidhur me praninë e ngarkesës së paligjshme në mjetin e drejtuar prej tij.

Ndërkohë vazhdojnë veprimet hetimore për të zbardhur origjinën dhe destinacionin e kësaj ngarkese të rradhës, që tentoi të trafikohej përtej Adriatikut.

Në fundjavë u sekuestruan 45 kg kanabis sativa, të fshehura në automjetin e një 26 vjeçareje nga Lezha, që po tentonte të imbarkohej në tragetin që udhëtonte drejt Barit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA