10 % e fëmijëve në Shqipëri janë obezë e për pasojë rrezikohen të preken nga sëmundja e diabetit. Alarmi është dhënë nga mjekët specialistë në Ditën Botërore të Diabetit.

Mjekja endokrinologe në Poliklinikën Qendrore në Tiranë Luftime Bruka shpjegoi disa nga shkaqet që kanë çuar në këtë situatë alarmente.

“Diabeti prek të gjithë moshat. Rol të rëndësishëm tek ne luajnë dy faktorë, në radhë të parë trashëgimia dhe një faktor i rëndësishëm që po bëhet tani kequshqyerja. Duhet të flasim shumë për ushqyerjen, fëmijët të mos qendrojnë gjithë ditën para kompjuterit, duhet të bëjnë një aktivitet fizik.

Mjekët bëjnë thirrje që prindërit të kenë kujdes dhe të kryejnë analiza të shpeshta të fëmijëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA