Cristiano Ronaldo vazhdon të mos jete ne gjendje që të hapë tërësisht syrin e majtë dhe nuk do të mund të luajë ditën e sotme në miqësoren me Gabonin.
Ishte kryemjeku i kombëtares portugeze, Henrique Jones, ai i cili informoi të mërkurën se ylli i Realit të Madridit vazhdon të ketë një shikim të kufizuar nga syri i tij i majtë, pas një dëmtimi “horror” që pësoi në ndeshjen ndaj Levantes.
Gjatë atij takimi, në një dyluftim ajror për top, portugezi u godit në sy me bërryl dhe u detyrua të largohej nga fusha, pasi u gjakos dhe nuk mund të shihte.
Aktualisht, duket e vështirë që Cristiano të jetë i pranishëm në ndeshjen e ardhshme në kampionat, përballë Bilbaos, ndonëse vetë 26-vjeçari është shprehur optimist mbi këtë mundësi.
”Falenderoj të gjithë për mesazhet e mbështetjes që kam marrë gjatë ditëve të fundit. Më kanë bërë të ndihem më mirë dhe shpresoj që shumë shpejt të rikthehem në 100% të mundësive të mia”, deklaroi Ronaldo më rrjetin shoqëror “Twitter”.
Top Channel