Sanksion historik për Chelsea, gjobitet me miliona euro dhe… Ka vendosur të testojë një sërë emrash të rinj De Biasi në ndeshjen e mbërmjes së sotme përball Kamerunit.
Grumbullimi
i kuqezinjve ka filluar që ditën e hënë në Gjenevë ku edhe do të luhet
kjo ndeshje. Të gjithë lojtarët që trajneri ka grumbulluar duket të jenë
në gjendje të mirë, përfshië edhe Lorik Canën, i cili pavarësisht një
shqetësimi në kavilje mendohet të jetë në formacion mbërmjen e sotme.
Në pamje të parë kur sheh 11-shen bie në sy mbrojtësi i krahut të majtë Arapi, apo edhe Sabien Lila si të vetmit lojtarë që ndryshojnë formacionin e ndeshjes së fundit të Shqipërisë me Slloveninë. Sa i përket sulmit sërish do të jetë dyshja, tashmë e konfirmuar Sadiku-Cani. Pavarësisht statusit miqësore që ka kjo ndeshje, trajneri De Biazi i ka kërkuar lojtarëve që të kenë një përqendrim maksimal dhe ta marrin shumë seriozisht, jo vetëm se përball tyre do të jetë një skuadër si Kameruni i Etosë, një ekip shumë më i mirë se ne, por sepse grumbullimet me kombëtaren janë të rralla dhe cdo ndeshje vlerësohet maksimalisht që trajneri italian të ketë të dhëna sa më të shumta për lojtarët që grumbullon.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit e këtij viti për përfaqësuesen tonë e cila do të luhet në “Stade de Geneve” të Gjenevës, në pamje të parë një takim transferte, por nisur nga ajo c’ka u pa në ndeshjen përball Zvicrës, ku shumica e stadiumit ishte kuqezi, edhe mbërmja e sotme do të jetë e dominuar nga emigrantet kuqezi. Për të gjithë tifozët e tjerë shqiptar, ka menduar Super Sport i cili do të transmetojë këtë ndeshje drejtpërdrejtë duke filluar nga ora 20:40 minuta.
Top Channel