Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, po zhvillon një sërë vizitash në vendet kryesore të Bashkimit Europian, para vendimit të dhjetorit për Shqipërinë.
Ajo ishte në Paris, ku u takua me përfaqësues të qeverisë dhe presidencës. Zyrtarët francezë konfirmuan se mbështesin Shqipërisë në avancimin e saj drejt anëtarësimit në BE.
Sipas një njoftimi për shtyp, ministrja Bregu u kërkoi zyrtarëve francezë, që ta gjykojnë Shqipërinë mbi arritjet e saj duke u bazuar te një vlerësim objektiv dhe individual.
Ministrja Bregu siguroi palën franceze se, për qeverinë, votimi i tre ligjeve është një hap i rëndësishëm, pa të cilin Shqipëria nuk avancon dot drejt statusit të vendit kandidat dhe, nëse këto tre kushte do të ishin realizuar, vendi do të ishte në një pozicion më të favorshëm.
Top Channel