Pas anulimit të dy miqësoreve, Kombëtarja U21 gjen kundërshtar për sfidën në 30 mars
Ricardo Quaresma, ish-futbollist i Barcelonës e Interit dhe aktualisht tek Besiktas, është arrestuar në Lisbonë pasi ka sulmuar një agjent policie. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së mërkurës pasi portugezi është tërbuar kur ka parë se një person i ka grabitur nënës së tij orën e dorës.
Nuk ka dëmtime të rënda për policin, por është shtruar gjithsesi në spital për tu kuruar.
Quaresma ndodhej në “Campus de Justiça” për të dëshmuar në një proces gjyqësor. Kur ka dalë nga aty, ka parë se si po grabitej nga një vajzë nëna që po e priste jashtë.
Mesfushori i është vënë në ndjekje hajdutes kur është përplasur me policin dhe në këtë moment ka ndodhur incidenti. Të enjten do të dëgjojë akuzat që janë ngritur ndaj tij.
Top Channel