Zeta-Jones: Tashmë vlerësoj gjërat e vogla

13/11/2012 20:40

Catherine Zeta-Jones, aktorja e famshme hollivudiane, ka folur në një intervistë për revistën ‘InStyle’ mbi çrregullimin bipolar që kaloi para disa kohësh dhe theksoi se kjo e keqe ndihmoi në forcimin e martesës mes saj dhe Michael Douglas.

Bukuroshja 43-vjeçare deklaroi: “Ishte një periudhë intensive për mua. Më bëri të njoh realisht veten dhe personin me të cilin jam martuar. Kam filluar të vlerësoj edhe gjërat e vogla në jetë.”

Aktorja uellsiane është e martuar prej 12 vitesh me aktorin e famshëm dhe kanë dy fëmijë së bashku. Vitin e kaluar, Zeta-Jones kaloi 5 ditë në një klinikë të shëndetit mendor ku u diagnostikua me çrregullim bipolar.

“Unë jam personi që shikoj shumë gjërat negative dhe për këtë arsye nuk jam futur më në internet për të klikuar atë çfarë shkruhej për mua. Crregullimi bipolar ushqehet nga negativiteti dhe qëndrimi larg kompjuterit ka qenë gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, shto Zeta-Jones.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA