Tifozët kundër Patos

13/11/2012 00:00

Aleksandre Pato vihet në qendër të rebelimeve të tifozëve milanistë.
Penalltia e humbur në ndeshjen me Fiorentinën në kampionat kanë bërë që
një pjesë e tyre të reagojnë ashpër në përfundim të ndeshjes dhe të
sulmojnë futbollistin brazilian në momentin kur ky ishte duke u larguar
nga stadiumi.

Sipas disa dëshmitarëve, askush nuk i kurseu fjalët fyese në drejtim të tij, madje dikush arriti deri aty sa të godasë edhe makinën e tij. Ky incident e bën akoma më të vështirë situatën e 23-vjeçarit i cili do të zhvillojë edhe një takim me Masimiliano Alegrin për të parë nëse trajneri ka ende besim te sulmuesi.

Por mesa duket te Milani durimi me të ka humbur dhe Pato ndoshta mund të mendojë edhe largimin që në merkaton e muajit janar. Për momentin në zyrat e Milanit ende nuk ka ardhur ndonjë ofertë, por klubi italian tashmë po mendon zgjidhjen e kësaj situate. Kuqezinjtë po monitorojnë nga afër Mario Balotelin dhe nuk përjashtohet mundësia e shkëmbimit të Patos me futbollistin italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB