
Drejtori i Përgjithshëm i Gazjsellësit Transadriatik, Kjetil Tungland,
thotë në një intervistë ekskluzive për Top Channel se projekti TAP
tashmë është shndërruar në opsionin udhëheqës për të transmetuar gazin e Kaspikut në Europë, duke lënë pas konkurrentët e tjerë.
“Me pare ishin kater projekte qe konkurronin per te sjelle gazin Kaspik ne Europe. Tani kane mbetur vetem dy gasjellesi yne dhe Nabuko perendimor, por TAP eshte ne pozicionin udheheqes. Se fundmi, projekti po merr mbeshtetjen e fort te Greqise dhe Italise. Mund te them po aq forte sa Shqiperia, per shkak se e kane kuptuar se nese nuk mbështesin projektin TAP konkurrenti fitues do te jete Nabuko perëndimor, i cili nuk i jep akses ne tregun e gazit as Greqise as Italise”, tha Tungland.
Shumë shpejt në Azerbajxhan pritet që të merret edhe vendimi përfundimtar, se cili nga dy projektet e mbetura në garë do të shpallet fitues.
“Ne Azerbajxhan ka nje grup kompanish qe zoterojne fushen e Shah Denizit. Keto kompani jane ato qe na kane ftuar ne dhe ato qe do te marrin vendimin përfundimtar. Plani eshte qe vendimi te merret vitin tjeter ne tremujorin e dyte. Vendosja e makinerive ne terren dhe ndertimi nis ne vitin 2014. Ne na duhen tre vjet per ta përfunduar ndertimin dhe aksioneret e fushes se gazit po na kerkojne te jemi gati”, thotë Tungland.
Për shkak të rëndësisë së madhe gjeo-strategjike, shpesh projekti ka qenë edhe në qendër të luftes diplomatike, veçanërisht mes Shqipërise dhe Greqise.
“Une nuk shoh ndonje pengese apo faktore tjeter kunder bashkëpunimit te Greqise dhe Shqipërisë ne mbështetje te tapit. Ky projekt nuk shkakton apo nxit ndonje mosmarrëveshje mes dy vendeve dhe ska arsye qe te pritet ndonje problem.
Gjurma e gazsjellesit nis ne Komotini te Greqise, vazhdon ne Shqiperi dhe perfundon ne Itali. Projekti zoterohet nga tre kompani zvicerania ‘AKSPO’ norvegjezja ‘Shtatoil’ dhe gjermania ‘Rurgas’, te treja me nje kapital tregu per 100 miliarde euro. Shpejt pritet qe projektit t’i bashkohet dhe gjiganti tjeter ‘British Petroleum’, i cili ka njoftuar se po planifikon te bleje nje pjese te ndjeshme aksionesh.
Top Channel