Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i Interit dhe kombëtares italiane, ka zbuluar në një intervistë për një emision televiziv të Mediaset bisedën që bëri me Jose Mourinho pas finales së Ligës së Kampioneve që Interi fitoi ndaj Bayern Munchen në Santiago Bernabeu.
“Mourinho ishte numri 1. Kur më tha pas ndeshjes në Madrid që do të largohej nga Interi, i thashë: Mallkuar qofsh, do më lësh me Benitezin!” E dija që po të ikte Mourinho nuk do të ishim si më parë. Me Benitezin nuk ndihesha mirë”, deklaroi Materazzi, i cili kujtoi edhe episodin që mbase i shënoi të gjithë karrierën, goditjen me kokë që i dha Zidane në finalen e Kupës së Botës së vitit 2006.
“Zidane më ka hyrë në zemër sepse më bëri të fitoja një botëror. Unë nuk mendoj më për goditjen me kokë, por për momentin kur ngrita Kupën e Botës. Do më pëlqente të kisha luajtur me të sepse është një nga 5 futbollistët më të mirë të historisë’, deklaroi Materazzi.
Top Channel