Lorenzo: Nuk do të kem probleme me Rossin

13/11/2012 15:55

Jorge Lorenzo, kampioni i Moto GP në sezonin që përfundoi të dielën, u shpreh në një intervistë për një emision sportiv spanjoll se nuk do të ketë probleme me shokun e tij të ri të ekipit tek Yamaha, italianin Valentino Rossi.

“Nuk ka vlerë të flasim për rivalitetin me Rossin tani që ende nuk kemi nisur mirë testimet për vitin e ardhshëm. Mbase mes nesh do të ketë më pak tension se tre vite më parë, mbase tensioni mund të jetë i njëjti, por në Moto GP nuk garohet për të bërë sa më shumë miq, por të dalësh i pari. Do të respektojmë njëri-tjetrin dhe do të përpiqemi që në skuderi të ketë një ambient sa më të mirë”, theksoi piloti spanjoll, i cili deklaroi se rikthimin e Rossit tek Yamaha do ta shfrytëzojë për të mësuar sa më shumë.

“Është një mundësi e mirë për të marrë sa më shumë gjëra nga një pilot si ai. Ai ka cilësi që unë nuk i kam dhe kjo gjë është e mirë për Yamaha sepse do të jemi më të fortë se më parë”, shtoi Lorenzo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA