Iu gjetën municion luftarak dhe një kallëp tritol, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari në Vlorë
Kreu i Ministrise se Drejtesise Eduard Halimi beri publike shifren qe i
kushton shtetit ne vit nje i burgosur, e cila shkon jo me pak se 6 mije
euro.
Halimi tha gjate nje Konferences Kombetare te Sherbimit te Proves, se me ane te denimeve alternative dhe me mbikëqyrjen elektronike gjithcka do te kushtoje me pak.
“Ne kemi ndarë 4 mijë në sistemin e burgjeve dhe 4 mijë jashtë. Kjo sepse të gjendur përpara kësaj alternative, sigurisht që kostoja do të ishte shumë herë më e madhe për të gjithë buxhetin e shtetit, kosto do të ishte shumë herë më e madhe për të gjithë qytetarët që duhet të paguajnë taksat. Ne do të bëjmë inaugurimin e një nga sistemeve me moderne të mbikëqyrjes elektronik, të byrzylykut elektronik”, tha Halimi
Konferenca kishte ne qender bashkepunimin e Sherbimit, me organet e qeverisjes vendore.
Kreu i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth tha se, komunat dhe bashkite duhet te bashkpunojne me kete sherbim, dhe gjithçka do te ndihmoje ne zgjidhjen e plote te mbipopullimit ne burgje.
Ndersa Flamur Noka, minister i Brendshëm e cilesoi kete sherbim si nje ulje e kriminalitetit dhe nje siguri per parandalimin e krimeve.
“Në radhe të parë edhe rritjen e frymës së bashkëpunimit, bashkëveprimin ndërinstitucional. Statistikat tregojnë qartë ndikimin e këtij shërbimi në uljen e kriminalitetit dhe parandalimin e krimit në vend”, tha Noka.
Top Channel