Frikë për Messi-n, i drejtojnë armën

13/11/2012 00:00

Ylli argjentinas i futbollit, Leo Messi ka kaluar një aventurë të hidhur
teksa ndodhej në Arabinë Saudite, ku kombëtarja argjentinase do të
luajë një miqësore të mërkurën.

Me të zbarkuar në aeroportin “Mbreti Fahd” të Riadit, lojtari është rrethuar menjëherë nga fansa dhe agjentët e sigurisë e kanë mbrojtur duke mbajtur armë në duar.

Por një prej këtyre armëve është drejtuar në mënyrë të pavullnetshme në
fytyrën e kampionit amerikano-jugor, që ka përjetuar momente tensioni.

Gjithësesi, frika ka zgjatur pak dhe sulmuesi i Barcelonës është hipur nga agjentët në makinë për të arritur qendrën e qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB