Benzema: Nuk largohem nga Real Madrid

13/11/2012 16:50

Karim Benzema, në një intervistë për televizionin francez TF1, është shprehur se nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid, disa ditë pasi theksoi se nuk po luan sa duhet me skuadrën madrilene.

“Nuk kam ndërmend të largohem. Nuk e di se kush janë klubet e interesuara për mua pasi unë nuk e mendoj aspak mundësinë e një largimi”, deklaroi sulmuesi francez në lidhje me një interesim të mundshëm të Paris Saint Germain.

Benzema veçoi edhe një herë tjetër rolin e Zinedine Zidane në përshtatjen e tij me Madridin: “Ka qenë si një vëlla i madh për mua. Flasim shumë dhe gjithmonë para ndeshjes vinte tek dhomat e zhveshjes për të më këshilluar.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA