Sanksion historik për Chelsea, gjobitet me miliona euro dhe…
Së shpejti do të zhvillohen zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes ku do të përcaktohen forumet drejtuese si dhe strukturat e Asamblesë së këtij institucioni.
Në prag të këtyre zgjedhjeve peshëngritës, trajnerë dhe anëtarë të Federatës kanë bërë një deklaratë për shtyp në shenjë proteste ndaj këtij procesi zgjedhor i cili konsiderohet i manipuluar.
Në qendër të protestave të tyre është fakti që në votime marrin pjesë përfaqësues të disa klubeve si Dinamo, Sukthi dhe Mjeshtëria Sportive të cilët nuk kanë asnjë sportist në ekipin kombëtar të peshëngritjes.
Në deklaratën e tyre kërkohet ndërhyrja edhe e Ministrit Aldo Bumçi në mënyrë që të zhvillohen zgjedhje të drejta.
Më mënyrë të vecantë, një prej anëtarëve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ka bërë një apel në drejtim të presidentit aktual, Esat Ademi, i cili ka deklaruar se nuk do të garojë për një mandat tjetër në këtë post. Edhe ky i fundit është vënë nën akuzë për manipulim të votimeve në Federatën e Peshëngritjes.
Zgjedhjet e në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes do të zhvillohen në datën 16 Nëntor.
Top Channel