Tifozët shqiptarë pushtojnë Manastirin

12/11/2012 20:40

104 vjet më parë, delegatë nga e gjithë Shqiperia zbritën në Manastir për t’i dhënë jetë gjuhës shqipe.

Ka kaluar kohë që atëherë dhe Manastiri i dikurshem sot quhet Bitola, shumica shqiptare është larguar e të mbeturit gëzojne pak ose aspak të drejta.

E megjithatë, mundet që në këtë 100-vjetor të ketë një kongres të dytë në po atë godinë, ndoshta jo aq i madh sa i pasi, por me po atë shpirt, me po atë pasion për t’i dhënë udhë një mesazhi të fortë kombit shqiptar, siç dokumentoi reportazhi i përjavshëm i “Shqipërisë Tjetër”.

Ata jane djem nga hapësira gjithë shqiptare, Prishtina, Shkupi, Dibra e Madhe, Tirana, Vlora, Shkodra, Durresi, Elbasani e shume qytete te tjera, duke perfaqesuar edhe dhjetra grupe qe nuk kane mundur te marrin pjese ne kete takim ne Manastir ne godinen ku 104 vjet më pare, më 14 deri me 22 nentor 1908 u mblodh kongresi nga ku lindi e mori udhë alfabeti shqip.

Nuk i takojnë asnjë grupimi politik, ata thonë se i takojnë veç shpirtit, zemrës e dinjitetit të të qenit shqiptar, kudo ata jetojnë e punojnë.

Pa marre parasysh pengesat qe mund te dilnin nga organizimi i nje aktiviteti te tille, realizuar brenda kufirit te shtetit maqedonas, ata jane derdhur si nje mase e pandare , duke udhetuar per ore te tera me shpenzimet e tyre, me deshiren per te qene pjese e nje fillimi te ri.

E futur ne proces rikonstruksioni me vetem 15 mije euro ne dispozicion, te pamjaftueshme qofte edhe per te perfunduar nje kat te vetem, godina e kongresit te alfabetit eshte krejtesisht e zhveshur, ndersa ne trupin e saj, ne katin e pare vazhdon tregetia e pllakave nga nje ish-drejtues maqedonas i komunes Manastir, sot e quajtur Bitola.

Por, ndryshe nga çfarë ndodh perhere, dhomat e rrjepura ku u morr vendimi historik sot marrin fryme te ngjyrosura nga flamuret e shallet e dhjetra djemeve te rinj që askush nuk i pengoj të shpalosen edhe një here si dikur këtu.

“Ne nuk na ka sjellë ndonjë parti, por vetëm me gjithë vullnetin e mirë që t’i bëjmë thirrje opinionit dhe politikës shqiptare që e ka lënë pas dore këtë qytet, nga një qytet shqiptar, sot drejt asimilimit. i bëjmë thirrje politikës që të kthejë sytë këtu dhe Shkupi, nga të gjithë territoret dikur shumicë dhe qendra identiteti shqiptar”, deklaroi Genti Rrugia, i “Tifozëve Kuq e Zi”.

Mesazhet ne kete prag të 100-vjetorit vijne të qarta me zhgenjimin që mbeshtjell fjalet e qendrimet e tyre.

“Rinia sot shumë pak e di çdo të thotë kongresi i Manasitirit, e dinë vetëm ata që duan të interesohen dhe në këtë aspekt është vonë sepse masa nuk e di, sensibilizimi duhet të punohet më shumë. Këtë mund ta bëjë politika, por me sa duket politikanët tanë kanë gjëra më të rëndësishme për të menduar, se si t’i rrëmbejnë pushtetin njëri-tjetrit”, deklaroi Avni Dyrmishi, i “Plisave” Prishtinë.

“Motivi që nuk duhet të harrojmë ështe se duhet të jemi një, nën një ombrellë të përbashkët që është Nëna Shqipëri. Në çdo kohë dhe në çdo aspekt duhet të jemi gjithmonë dhe në gjithçka një”, deklaroi Omer Bunjaku, përfaqësues i Shvarcerave të Shkupit.

Sot, ne Manastir shqiptaret kane zbritur nen tre mije banore, nga mbi 25 mije qe kane qene dikur.

Me pamundesi punesimi, pa nje shkolle te mesme dhe duke mbartur mbi shpine pasojat e marrveshjes se Ohrit, permes se ciles sanksionohet se nuk kane te drejten e shqipes si gjuhe zyrtare nese bijen nen 20 perqind ne nje zone te caktuar, banoret vazhdojne te largohen ne mase.

Kjo do te thote se edhe ne kete godine ku lindi shqipja shkresat perpilohen ne gjuhen maqedone.

“Faktori politik, si në Shqipëri dhe në janë në troje të tjera, Çamëri e të gjithë trojet e tjera, kjo është gjëja më e keqe që i ndodh popullit shqiptar”, vlerësoi Arbër Kuka, i “Sokolave” të Dibrës së Madhe.

Tifo-grupet firmosin deklaraten e perbashket, si nje sinjal i pare kaq i gjere bashkepunimi.

Veç grupeve pjesmarrese, mbeshtetje deklarata ka marre edhe nga ‘’Ujqrit e Debores’’ se Korces, ‘’Ballistet’’ e Tetoves, ‘’Kuq e Zinjte’’ e Gjakoves, intelektualet e Gjilanit dhe patriotet e Struges.

‘’Në bëjmë apel për një vëmendje të vertetë që t’i rikthejë kësaj ndërtese krenarinë e humbur, krenarinë e rrëmbyer, të nëpërkëmbur , e të shkelur prej vitesh të gjata. Politika shqiptare në këtë 100 vjetor të ndërgjegjësohet e të respektojë gjakun e martirëve të gjuhës shqipe’’, lexohet në deklaratë.

Pas mbetet godina e alfabetit, pas mbetet qyteti i Manastirit, por simbolika nuk humbet, nuk shuhet, nuk shperbehet, ajo tashme ka mbetur aty, e shkruar ne po ato shkalle, ne po ato dhoma ku dikur qendronte Fishta, Gurakuqi, Bajo Topulli, e shume te tjere, e ku sot qendruan keta djem, keta pasardhes, keta bartes te rilindjes ne 100-vjetorin e shtetit shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA