Përgjaket Cristiano Ronaldo

12/11/2012 09:20

Në minutën e dytë të ndeshjes Levante-Real Madrid (1-2) David Navarro goditi me bërryl Cristiano Ronaldon duke e çarë në vetullën e majtë dhe duke detyruar mjekët ta qepnin portugezin në vijën anësore.

Pas pesë minutash qepjeje, sulmuesi u rikthye në lojë duke shënuar edhe një gol me kokë, por në pushimin e pjesës së parë nuk u ndje mirë duke u ankuar se nga syri i majtë nuk po shikonte më.

Në këtë mënyrë Jose Mourinho e zëvendësoi me Raul Albiol sapo nisi pjesa e dytë.

Edhe pse Navarro e ngriti dukshëm bërrylin në një kërcim për të kapur një top të lartë dhe goditi me forcë Cristianon, arbitri i takimit nuk dha as faull për këtë ndërhyrje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA