NBA, Mike D’Antoni, trajneri i Lakers

12/11/2012 11:35

Mike D’Antoni do të jetë trajneri i ri i Los Angeles Lakers. Skuadra kaliforniane e basketbollit ka zyrtarizuar lajmin me një komunikatë për shtyp të publikuar në faqen zyrtare në internet.

Tekniku veteran ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e yllit Kobe Bryant.

61-vjeçari do marrë drejtimin e Lakers-ave pas 2-3 javësh sepse për momentin po rekuperohet nga një operacion në gju. Në këtë mënyrë, Bernie Bickerstaff do të vazhdojë të jetë trajneri edhe për disa ndeshje.

Pas shkarkimit të Mike Brown, dukej se Phil Jackson do të rikthehej sërish tek Lakers, por duket se kërkesat e “Zotit të Unazave” ishin të ekzagjeruara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA