Moratoriumi për pyjet, Shalsi e mbështet

12/11/2012 00:00

Vetëm gjatë vitit 2011, nga Shqipëria janë eksportuar rreth 87 mijë
metër kub dru drejt vendeve fqinje. Por ndërsa shifrat zyrtare flasin
për biznes të kontrolluar të prerjes së drurit dhe të mbetjeve të tij
për eksport, gjendja e pyjeve në gjithë vendin dëshmon mungesën e
kontrollit nga zyrtarët e mjedisit dhe lulzimin e kontrabandës, çka do
të thotë se sasia e lëndës drusore që iken nga Shqipëria është shumë më e
madhe.
 

Shoqeria civile ka propozuar vendosjen e nje moratoriumi, per pese vjet, vetem per eksportin e drurit.
Ekspertet kanë marrë përsipëer hartimin e një drafti i cili eshte perkrahur edhe deputetet e opozites.

“Opozita ka pasur gati pikërisht propozimin për moratoriumin për prerjen e pyjeve, i cili është diskutuar me ekspërtë të fushës. Nxorrëm konkluzionin dhe jemi në një linjë me shoqërinë civile, se hapi i parë është ndalimi i eksportit. Duke parë të dhënat e volumit që prerjet e pyjeve me qëllim eksportin, zinin në peshën totale të prerjeve të pyjeve në Shqipëri menduam se është një hap i parë i domosdoshmë për të frenuar degradimin e pyjeve”, tha Shalsi.

Deputeti Eduard Shalsi i ka propozuar kryetarit te Komisionit te Veprimtarive Prodhuese dhe Tregtise, diskutimin e ketij drafti qe synon frenimin e masakres mbi pyjet e vendit.

“Problematika e pyjeve është shumëplanëshe. Ende nuk janë të përkufizuara apo të ndara qartë përgjegjësitë, detyrat midis pushtetit vendor dhe pushtetit qëndror. Ende janë të pamjaftueshme burimet financiare për të mbështetur një administrim dhe menaxhim, siç duhet të pyjeve. Mungesa e specialistëve dhe zëvendësimi i tyre me militantë, sigurisht që ka ndikuar ne degradimin e këtij burimi natyror”, tha Shalsi.

Prerja e pakontrolluar e pyjeve per qellime eksporti ka cuar ne shkaterrimin edhe te parqeve kombetare duke fshire nga harta edhe nje prej mrekullive natyrore te rajonit sic ishte Parku Kombetar i Lures.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB