Nëse do e kërkosh në Shqipëri e ke shumë të vështirë ta gjesh, por në Zelandën e e njohin të gjithë.

Ndonëse jeton prej pothuajse dy dekadash në Tiranë, ekspozitat e tij, pothuajse të gjitha janë publikuar në vendin e largët të ndodhur në Oqeani.

Ne e gjejmë në bodrumin e një pallati ku drita e diellit hyn me vështirësi. Është fjala për një piktor që nuk punon me penel, ai është Ndoc Tusha.

Në moshën 78-vjeçare e gjen veten ende të ulur në studion e tij modeste, duke kaluar orë të tëra vetëm mes fijeve të kashtës duke tentuar t’u japë formën e duhur.

Duke i dhënë formë kashtës së thekrës ai realizon qendisje unikale në llojin e tyre. Bashkëshortja e tij, Izeta, tregon pasionin e këtij artistit.

“Ndocin puna e mban gjallë. Sot është 78 vjeç dhe është shumë i dashuruar pas këtij zanati. Punon dhe fantazon shumë”, shprehet bashkëshortja.

Kashtën origjinale për pikturat ai e ngjyros vetë në nuanca të shumta, për të krijuar larmishmërinë që i duhet në punimet e tij. Tusha pothuajse gjithë ditën e tij e kalon duke punuar në studio duke pikturuar.

“Rëndësi ka që gjatë kohës së punë së tij, ai të jetë i qetë dhe të mos ketë shqetësime, pasi vetë puna është e atillë, që kërkon qetësi shpirtërore”, shton Izeta.

Gjatë gjithë karrierës së tij  Tusha është shfaqur gjithsej në 21 ekspozita, por thuajse të gjitha janë hapur larg Shqipërisë, si Itali, Francë, por kryesisht në Zelandën  e re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA