Milani konfirmon Alegrin

12/11/2012 00:00

Masimiliano Alegri konfirmohet si trajner i Milanit edhe pas humbjes 3-1 me Fiorentinën në San Siro. Ky është përfundimi i arritur pas një takimi të zhvilluar mes tij, Adriano Galianit dhe presidentit të kuqezinjve, Silvio Berluskoni në lidhje me të ardhmen e teknikut livornez.

Fillimi i këtij sezoni ka qenë më i dobëti në historinë e Milanit që është 17 pikë larg kryesuesve të Juventusit, ndërkohë që në 12 javët e para ka pësuar 6 humbje. Megjithatë, bordi drejtues i klubit milanez ka vendosur të mos bëjë asnjë ndryshim dhe të vazhdojë punën e nisur në muajt e verës.

Silvio Berluskoni pas kthimit nga Kenia fillimisht u takua me Adriano Galianin për të diskutuar për situatën e Alegrit dhe më pas folën edhe me këtë të fundit duke i konfirmuar besimin në drejtim të tij.

Ndërkaq, mësohet se ditën e  premte, presidenti Berluskoni do të shkojë në Milanelo për të zhvilluar një takim me futbollistët përpara ndeshjes me Napolin me synim për t’i motivuar dhe për të kaluar këtë situatë të vështirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB