13 medalje nga të cilat 9 ari dhe 4 argjendi kanë sjellë të rinjtë shqiptarë nga kampionati botëror i tajkuendosë dhe karatesë që u zhvillua në Itali, duke renditur Shqipërinë në krye të klasifikimit përsa i përket arit të fituar.
Stiven Jakupi, kampioni i dyfishtë i botës në tajkuendo dhe karate tregon se sfida më e vështirë për të ishte ajo përballë rivalit rus.
“Kundërshtari im më i vështirë dhe më i fortë ishte rusi. Atë ndeshje e fitova me nokaut, pasi me pikë nuk mund ta fitoja. Ai e la vetë ndeshjen. Për mua kjo është një arritje shumë e madhe”, deklaroi Stiven Jakupi.
Për shkak të gjendjes gripale, ditën e finales vëllai i tij binjak, Brus Jakupi humbi mundësinë për të fituar medaljen e arit në karate, por ai pohon se do punojë më shumë për të fituar medlaje në Lojrat Olimpike Brazil 2016.
“Këtë fitore ia dedikoj 100-vjetorit të pavarësisë, u ndieva shumë krenar kur ngrita flamurin kombërar. Objektivi për mua tani është që të marr pjesë dhe pse jo të fitoj medalje në Lojrat Olimpike”, deklaroi nga ana e tij, i riu Brus Jakupi.
Në këtë kampionat morën pjesë mbi pesë mijë sportistë nga vende të ndryshme të botës.
Top Channel