Iu gjetën municion luftarak dhe një kallëp tritol, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari në Vlorë
Një krim brenda familjes ka tronditur Elbasanin në orët e para të
mëngjesit të sotëm. Një 62-vjeçar ka goditur me thikë bashkëshorten e
tij 43- vjeçe duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
62-vjeçari Agron Hasani ka goditur disa here me thike ne pjese te ndryshme te trupit bashkeshorten e tij Vergjinush Hasani pas nje grindjeje te forte mes tyre. Sipas policise dyshohet se grindja ne çift ka pasur shkaqe xhelozie. Seksioni i Krimeve te Renda ne Drejtorine e policise se qarkut Elbasan ndaluan autorin e krimit ne tentative per t’u arratisur ndersa sekuestroi edhe armen me te cilen dyshohet se u krye vrasja.
Ngjarja e rende ndodhi ne lagjen “Emin Matraxhiu”, ku cifti banonte se bashku me dy femijet e tyre. Fqinjet kane sinjalizuar policine per ngjarjen e rende ndersa kane deklaruar se 43-vjeçarja dhunohej sistematikisht nga i shoqi. Policia ka ngritur nje grup te posaçem hetimor nen drejtimin e prokurorise dhe po vazhdon puna per hetimin e plote te kesaj ngjarjeje.
Top Channel