Tirana fiton pa lojë, Teuta e dyta

10/11/2012 00:00

Vllaznia luan, Tirana fiton! 0-1 në favor të bardhebluve ka përfunduar ndeshja mes dy skuadrave që kërkonin të largonin retë e krizës nëpërmjet kësaj sfide.

Por edhe kjo fitore nuk i ka kënaqur tifozët e ekipit kryeqytetas të cilët në fundit kanë replikuar si me Klodian Duron ashtu edhe me trajnerin Tafaj.

Shkodranët dominuan pjesën e parë dhe krijuan disa raste të mira për shënim ndërkohë që Tirana bënte shumë gabime dhe nuk arrinte dot të dilte nga gjysmëfusha e saj.

Edhe në fillimin e të dytës Vllaznia këmbëngul për të zhbllokuar rezultatin, por pa rezultat. Me kalimin e minutave Tirana rrit nivelin e lojës së saj dhe në minutën e 79 Gilman Lika fiton një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Klodian Duro.

Vllaznia nuk bën asgjë në minutat e mbetuar dhe del me humbje nga kjo sfidë, një rezultat ky që rrezikon postin e Shpëtim Duros në krye të pankinës shkodrane.

Daniel Xhafa rikthehet te gola dhe për më shumë ndihmon Teutën të përmbysë rezultatin në Fier dhe të fitojë 2-1 ndaj Apolonisë. Edhe pse kanë shënuar të parët me Ndonin fierakët nuk kanë mundur të mbajnë presionin e durrsakëve të cilët shënuan 2 herë në pjesën e dytë.

Kjo është fitorja e dytë radhazi për Teutën që tashmë e sheh veten përkohësisht në vendin e dytë me 17 pikë, 4 më pak se Skënderbeu kryesues që të dielën do të luajë me Flamurtarin.

Bylisi i Agim Canajt mposhti 2-0 Shkumbinin duke regjistruar fitoren e 3 radhazi përballë tifozëve të vet. Nigeriani Izucuku zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë ndërkohë që Idrizi në të dytën vulosi fitoren e ballshiotëve që tashmë e shohin veten në kuotën e 15 pikëve, ndërkohë që lënë skuadrën e Shkumbinit në zonën e ftohtë të klasifikimit. 

Dy gola në pjesën e parë i kanë mjaftuar luftëtarit të Edi Martinit të mundë 2-0 Kastriotin dhe të ngjitet në kuptën e 10 pikëve. Golat për skuadrën gjirokastrite u shënuan nga Licaj dhe Caco.

Top Channel