Sanksion historik për Chelsea, gjobitet me miliona euro dhe…
Këtë fundjavë luhen ndeshjet e javës se dhjetë të Kategorisë Superiore.
Sfida më e fortë është ajo që do të luhet në Korcë mes Skënderbeut dhe
Flamurtarit, skuadra te cilat kanë spikatur vitet e fundit për
rivalitetin e fortë mes tyre. Të dy ekipet po jetojnë një moment shumë
të mirë dhe do të kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo përballje.
Një tjetër ndeshje interesante e kësaj jave është ajo që do të luhet në Shkodër mes Vllaznisë dhe Tiranës. Skuadrat vijnë në këtë përballje pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë në mesjave dhe kanë si opsion të vetëm fitoren e takimit.
Teuta do të udhëtojë drejt Fierit për të luajtur me Apoloninë vendase. Skuadra durrsake është në vendin e gjashtë në renditje me 14 pikë dhe një sukses me fierakët do ta ndihmojë atë të ngjisë shkallët e klasifikimit. Apolonia nga ana e saj është në luftë për mbijetesë në kampionat pasi ka grumbulluar vetëm 5 pikë në 9 ndeshje.
Në Gjirokastër, Luftëtari do të presë Kastriotin. Skuadra e drejtuar nga Edi Martini synon të kthehet te fitorja për të parakaluar krutanët në renditjen e përgjithshme, ndërsa në Ballsh, Bylisi do të luajë me Shkumbinin e Peqinit. Dy ndeshjet që do të plotësojnë kuadrin e javës së 10 të Kategorisë Superiore janë Kukësi-Besa dhe Laci-Tomorri.
Top Channel