Rinovime te Reali

10/11/2012 00:00

Reali i Madridit po mendon për rinovimet e kontratave të radhës me
futbollistët. Në program tani janë edhe Xabi Alonso e Gonzalo Higuain.
Kontrata e mesfushorit të përfaqësueses spanjolle skadon në 30 qershor
të vitit 2014 dhe drejtuesit e Realit po bisedojnë me agjentin e
futbollistit për ta zgjatur atë deri në verën e vitit 2016.

Problemet në këtë pikë nuk ekzistojnë, pasi edhe Cabi Alonso dëshiron të qëndrojë te klubi madrilen duke qenë se ai konsiderohet si një prej elementëve më të domosdoshëm, si nga trajneri Murinjo ashtu edhe nga pjesa tjetër e skuadrës.

Pothuajse e njëjta histori është edhe për Higuain kontrata e të cilit skadon në vitin 2016. Babai dhe njëkohësisht agjenti i futbollistit, Horge Higuain, u takua me Murinjon e drejtues të Realit të Madridit për rinovimin me 25 vjecarin deri në vitin 2017 ose 2018 që do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës nga 3.8 në 4.5 milionë Euro ne sezon dhe tani pritet vetem zyrtarizimi i kontrates se re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB