Rama në Barbullonjë të Lezhës

10/11/2012 00:00

Ndalesa e radhës e kreut të opozitës Edi Rama ishte në fshatin
Barbullonjë të Lezhës. Megjithëse ende pa nisur shirat 500 shtëpi të
këtij fshati jane nën ujë.

Kreu i opozites e cilesoi Qeverine aktuale si me, qeveria qe ne 100vjetet e shtetit shqiptar ka prodhuar me shume propagande dhe genjeshtra, ne  nje kohe qe shtetin e ka kthyer kunder qytetareve.

“U bë 100 vjet pavarësisë dhe kurrë ndonjëherë shqiptarët nuk kanë dëgjuar kaq shumë gënjeshtra dhe kurrë ndonjëherë shqiptarë nuk kanë patur kaq shumë probleme, deri ekzistence, ndërkohë që kjo është kohë e lirisë, e mundësive,kjo është kohë kur secili duhet ta ketë të hapur rrugën që me punën dhe me meritën e vet t’ia dalë dhe shtetin ta ketë në krah”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB