Kur mungon Del Piero, skuadra humb

10/11/2012 00:00

Ka zhvilluar një numër të vogël ndeshjes e megjithatë skuadra e tij e re, kur mungon ai humbet.

Bëhet fjalë për Del Pieron, ish-kapiteni i Juventusit që prej pak javësh ka nisur aventurën e tij të re në Australi me Sydney FC. Sulmuesi italian është shndërruar në një pikë referimi për skuadrën dhe ka marrë zemrat e tifozëve.

Në ndeshjet e para ka luajtur të gjitha minutat, por në takimin e fundit, atë ndaj Melburne, tekniku vendas vendos të zëvendësojë Del Pieron në minutën e 65-të të takimit, kur skuadra e tij ishte në avantazh 2-0.

Por ndërrimi “u ka sjellë ters” vendasve. Miqtë e Melburne rritin presionin në lojë dhe shënojnë plot 3 gola deri në përfundim të takimit duke përmbysur gjithcka.

Humbja shokuese prishi festën e tifozëve të Sydney që gjithsesi përcollën me duartrokitje dhe ovacioni ish-kapitenin juventin gjatë zëvendësimit. Në fakt, dy golat e Sydney erdhën si pasojë e lojës së tij, dy asiste përkatësisht për Yau në minutën e 14 dhe për Bosschaart në minutën e 48.

Top Channel