Kthimi i eshtrave të mbretit, PLL: Organizim dinjitoz

10/11/2012 00:00

Partia Lëvizja e Legalitetit ka angazhuar të gjitha strukturat e saj, në
mënyrë që kthimi në Atdhe i eshtrave të Ahmet Zogut të ketë
pjesëmarrjeve masive, por edhe organizim dinjitoz.

Axhenda zyrtare e ceremonise, qe organizohet me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise, parashikon mberritjen e eshtrave nga Parisi ne Tirane me 16 nentor, ndersa me 17 nentor, diten e Clirimit te Tiranes, jane parashikuar homazhe tek Pallati i Brigadave dhe me pas do te zhvillohet ceremonia shteterore e rivarrimit te eshtrave te Ahmet Zogut ne mauzoleumin e rindertuar mbreteror, tek Kodrat e Liqenit.

Kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, Ekrem Spahija, theksoi se me kete akt, Qeveria shqiptare po mundeson zhberjen e nje padrejtesie historike ndaj mbretit Zog dhe familjes mbretetore. Zoti Spahija e vleresoi mbreterimin e Ahmet Zogut si periudhen qe lidhet me krijimin e shtetit modern shqiptar, me unitetin territorial dhe orientimin perendimor te Shqiperise. Kreu i Legalisteve denoi si reminishenca te rregjimit komunist qendrimin e çdokujt, qe ka kundershtuar kthimin ne Atdhe te eshtrave te Ahmet Zogut dhe nderimin e tij me ceremoni shteterore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB