Gara e fundit e MotoGP-së

10/11/2012 00:00

Dani Pedrosa me Honda do të niset i pari në garën e së dielës për cmimin e madh të Valencias. Piloti spanjoll regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare duke lënë pas, kampionin e shpallur të botës, Jorge Lorenzo-n.

Pedrosa kreu xhiron për 1 ’30.844, ndërsa Lorenzo u rendit i dyti thuajse me 1 sekonda më ngadalë. Vendi i tretë shkoi për Casey Stoner me Honda, ndërsa Rossi me Ducati nuk ngjiti dot më shumë shkallë se sa vendi i 11-të.

Kjo garë është e fundit e këtij kampionati, të fituar tashmë nga Lorenzo.

Gara për cmimin e madh të Valencias në MotoGP zhvillohet ditën e dielë në orën 14:00 dhe transmetohet në SuperSport dhe Top Channel.

Top Channel