Bundesliga, fiton Bajern, Dortmund e Shalke
10/11/2012 00:00
Bajerni mposhti 2-0 Frankfurtin dhe ruan diferencën plus 7 pikë me Shalken e vendit të dytë që fitoi ndaj Verder Bremenit.
Golat për bavarezët u shënuan nga Riberi në fund të pjesës së parë dhe Alaba me 11-metërsh në minutën e 76-të. Ndërsa në “Auf Schalke Arena”, vendasit përmbysën me dy gola në pjesën e dytë disavantazhin 0-1 të pjesës së parë përballë Verder Bremenit.
Fitore regjistroi edhe Dortmundi që mposhti lehtësisht 1-3 skuadrën e Augsburgut. Kjo fitore e ngjit skuadrën e Jurgen Klop në vendin e katër të renditjes me 19 pikë, 11 më pak se sa Bajerni i vendit të parë, ndërsa vendi i dytë mbahet nga Shalke me 23 pikë, i treti nga Frankfurti me 20.
Top Channel