Ata kanë marrë qortimet respektive me shkrim dhe u janë mbajtur pagat e 2 muajve, për shkak se ndihmuan në lojën “Medal of Honor: Warfighter”.
Trupat në detyrë aktive, sipas raportimeve, përfshin edhe anëtarin e ekipit, që vrau Osama Bin Laden në 2011.
Loja, e publikuar nga Electronic Arts, nuk rikrijon misionin e Bin Laden-it, por pretendon të shfaqë bastisjet realiste.
Të shtatë ushtarët punuan për 2 ditë gjatë pranverës dhe verës, për lojën elektronike të lançuar së fundi, sipas CBS News.
Prodhuesit e lojës janë mburrur se komandot realë, qoftë në detyrë aktive apo edhe të tërhequr, u përfshinë në proçesin e dizenjimit të lojës, për ta bërë atë sa më reale, që të ishte e mundur.
Nuk është e qartë se çfarë sekrete të klasifikuara janë nxjerrë nga ushtarët, në kohën kur konsultoheshin me Electronic Arts. Por, ata pretendohet se kanë përdorur materiale nga Marina e SHBA-ve.
“Ne nuk tolerojmë devijimet nga politikat e qeverisë tonë dhe nga ato që ne bëjmë si marinarë të Marinës së Shteteve të Bashkuara”, tha zëvendëskomandanti i Komandës Speciale të Luftimeve Detare, nën-admirali Garry Bonelli, për Associated Press.
Top Channel