Sneijder-Inter në krizë?

09/11/2012 00:00

Marrëdhënia mes Wesley Sneijder dhe Interit nuk është më si më parë. Fantazisti holandez, përvec rastit të dëmtimeve, nuk e ka të sigurtë më vendin në formacion, nisur kjo nga periudha e mirë që zikaltërit po kalojnë aktualisht.

Dhe pakënaqësia shprehet nga bashkëshortja e tij, Tolanthe Cabau e cila ankohet në Twitter për censurën e vendosur nga klubi zikaltër ndaj bashkëshortit të saj.

“Vetëm ai nuk mund të shkruajë në Twitter dhe unë ndjehem keq për këtë sepse ai jep gjithmonë maksimumin për skuadrën”, shkruajti ajo.

Në fakt Interi u ka ndaluar futbollistëve që të postojnë në rrjetet sociale aktivitetet e tyre profesionale dhe në atë pak raste që ky rregull është thyer, ka zbatuar penalitete që shkojnë deri në gjobëvënie.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta