Për më shumë se një orë dhjetëra pjesëtarë të komunitetit shqiptar në
qytetin e Selanikut kanë ndjekur në një prej sallave të bashkisë së
qytetit mbrëmjen poetike -Duam me shumë Shqiperinë- me aktoret e shquar
korçare Zamira Kita e Ligoraq Riza.
Aktiviteti eshte organizuar ne kuadrin e festimeve per 100-vjetorin e Pavaresise se shtetit shqiptar nga Konsullata e Pergjithshme e Shqiperise ne kete qytet ne bashkepunim me Bashkine e Selanikut.
“Emocionet e kësaj mbrëmjeje janë të papërsëritshme. Personalisht nuk kisha provuar ndonjëherë të ndjeja emocione të tilla, duket kjo vjen nga fakti që ne takojmë bashkatdhetarët tanë. Eshtë një kënaqësi të bësh një koncert poetik në 100-vjetorin e Pavarësisë”, tha aktorja Zamira Kita.
“Kjo është mbrëmje ishte një kënaqësi dhe një emocion i vecantë dhe i jashtëzakonshëm. Ishim së bashku me të gjithë, me shokë, me miq, me artistë me ish-kolegët tanë. Do të mbetet në kujtesën tonë kjo mbrëmje”, thotë aktori Ligoraq Riza.
Interpretuesit korçare kane sjelle emocione te veçanta tek pjesëmarresit me vargjet e Fan Nolit, Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit, por edhe te shume poeteve te shquar greke si Seferis, Ricos Kavafis, Livadhitis.
“Sinqerisht nuk e di si ja arritet qe megjithese nuk kuptoj asnje fjale shqip, me vjen qe t’u perqafoj te gjitheve bashke dhe secilin prej jush dhe t’ju them faleminderit”, thotë Maria Paskalidhou, zëvendëskryetare e Bashkisë së Selanikut.
Zëvendëskryetarja e Bashkise se Selanikut ka pershendetur te pranishmit me interpretimin e nje poezie,ndersa Konsulli i Pergjithshem Riza Poda ka theksuar se aktivitete te tilla rrisin frymen e bashkepunimit midis dy vendeve.
Top Channel