Tragjike në Itali/ Ishin duke bërë ski, dy alpinistët humbin jetën, dyshohet se… Pasi e la e dashura një avokat rus, 30 vjeç ka hyrë i armatosur në zyrat e një kompanie farmaceutike në Moskë, ku punonte ish-partnerja e tij dhe ka hapur zjarr.
Me dy pushke gjysmë-automatike Dmitri Vinogradov ka vrarë 6 persona, katër burra dhe dy gra. Mësohet se ka mbetur e plagosur rëndë edhe një grua tjetër. Ish e dashura e tij nuk ndodhej në zyrë në momentin e ngjarjes dhe ka mundur t’i shpëtojë tërbimit të tij.
Kamerat amatore filmuan agresorin. Ai pasi arriti të kalojë sigurinë dhe pasi ndodhej brenda godinës nisi të qëllonte me breshëri. Pasi u braktis nga e dashura, ai nisi të konsumonte alkool ndërsa në Facebook shkruajti se urren jetën dhe të gjithe njerëzimin. “Ka vetëm një gjë për të bërë, shkruan ai, të vrasësh sa më shumë njerëz që të mundesh për ta bërë botën më të mirë”.
Tashmë 30-vjeçari është në duart e policisë në pritje për të dalë para gjykatës.
Top Channel