New York, stuhi dëbore në zonë

09/11/2012 00:00

Teksa rajone të tëra të Shteteve të Bashkuara ende nuk e kanë marrë
veten nga uragani shkatërrimtar ‘Sandy’, banorët e disa zonave të
verilindjes po përballen me një stuhi dimërore, që ka sjelle erëra të
fuqishme e reshje debore.

Shtresa e dëborës ne New York llogaritet te mberrije ne 17 centimetra, e ne te njejten mase, pritet te zbardhen edhe New Jersey. Dëbora po veshtireson perpjekjet e njujorkezeve per rikthim sa me te shpejte ne normalitet.
 
“Kjo sigurisht i perkeqeson gjerat, sepse i gjithe ky grumbull mbeturinash tani mbulohet nga bora dhe eshte patjeter me e veshtire ta pastrosh, terreni eshte i rreshqitshem, per te mos folur pastaj per problemet higjenike”, tha Joseph Schiavona, pronar dyqani.

Stuhia e re solli vonesa ne rikthimin e energjise elektrike dhe shqetesime shtese per familjet e zhvendosura nga shtepite e tyre.

“T`ju jap vetem nje shembull te vogel, na u desh te ecnim 400 metra ne mes te stuhise se debores vetem per te gjetur mundesine te karikonim telefonat celulare”, thotë Kevin Pluley, banor i Staten Island.

Per ti ardhur ne ndihme banoreve ne zonat e prekura, agjensia federale e menaxhimit te emergjencave FEMA, ka ngritur kampe ne disa prej tyre. Duke qene se mberritja e stuhise u parashikua, ne patem mundesine te siguronim strehim per banoret, t`u ofronim ushqim dhe nje vend per te fjetur, thone zyrtare te saj.

Kompanitë e shërbimeve ne nju jorke e New Jersey thonë se gati 650 mijë konsumatorë janë pa energji elektrike, duke përfshirë shumë nga ata që sapo filluan të kenë energji, pasi kishin mbetur në errësirë nga uragani Sandy.Stuhia e re ndërpreu gjithashtu shërbimet e trenave pranë New York-ut dhe anuloi disa fluturime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB