Micheal Ballack-ut i hiqet patenta

09/11/2012 12:25

Micheal Ballack nuk mund të drejtojë asnjë automjet për një vit e gjysmë, ndërsa duhet të derdhë në arkat e Madridit zyrtar një gjobë prej 6 750 eurosh.

Ky ishte vendimi që dha një gjykatë spanjolle ndaj ish-kapitenit të kombëtares gjermane të futbollit, gjatë së premtes.

36-vjeçari ka vendosur që të mos apelojë kundër këtij vendimi.

Ballack u kap më parë gjatë vitit në shkelje të plotë të ligjit për qarkullimin rrugor, duke udhëtuar me një shpejtësi prej 211 kilometrash në orë, në një autostradë ku kufiri i shpejtësi ishte prej 120 kilometrash, pranë qytetit të Kaseresit.

Ndonëse vendimi i një gjykate spanjolle njihet edhe në vendet e tjera të BE-së, Ballack do të mund të drejtojë mjete në vendin e tij, pasi në Gjermani, në autostrada nuk ka kufi shpejtësie dhe atje ku ka, kalimi i saj konsiderohet përgjithësisht një shkelje dhe jo një kundravajtje penale si në Spanjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA