Gjermani, lojtarët e grumbulluar ndaj Hollandës

09/11/2012 19:35

Joachim Low, trajneri i Gjermanisë, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoren ndaj Hollandës që do të luhet më 14 nëntor.

Sami Khedira, mesfushori i Real Madrid, nuk do të jetë i gatshëm për shkak të problemeve muskulare, ndërsa të rejat e listës janë dy. E para është rikthimi në kombëtare i portierit Rene Adler dhe e dyta është mesfushori i Schalke 04 Roman Neustadter, i cili nuk ka luajtur kurrë më parë me Gjermaninë.

Mes mungesave të bujshme, përveç Khedira, janë edhe sulmuesi Mario Gomez, i cili vuan prej kohësh një dëmtim në kavilje, dhe ajo e mbrojtësit Holger Badstuber.

Ja lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar nga Joachim Low:

Portierë: Manuel Neuer (Bayern), Rene Adler (Hamburg)

Mbrojtës: Jerome Boateng, Philipp Lahm (Bayern), Benedickt Höwedes (Schalke), Mats Hummels, Marcel Schmelzer (Borussia Dortmund), Per Mertesacker (Arsenal), Heiko Westermann (Hamburg)

Mesfushorë: Lars Bender, André Schürrle (Bayer Leverkusen), Julian Draxler, Roman Neustädter (Schalke), Mario Götze, Ilkay Gündogan (Borussia Dortmund), Mesut Özil (Real Madrid), Toni Kroos, Thomas Müller, Bastian Schweinsteiger (Bayern).

Sulmues: Miroslav Klose (Lazio), Marco Reus (Borussia Dortmund), Lukas Podolski (Arsenal)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA