Europa League, gjashtë të kualifikuarit e parë

09/11/2012 12:15

Gjashtë ekipe siguruan matematikisht kualifikimin pas ndeshjeve të së enjtes të Europa League, Interi i Milanos, Rubin Kazani, Lioni, Bayer Leverkuseni, Metalisti i Kharkivit dhe Hanoveri.

Udhëhequr nga argjentinasi Palacio, Interi arriti të dalë fitues nga fusha e vështirë e Partizanit të Beogradit, i nënshtruar falë tre golave të ardhur në pjesën e dytë (1-3).

Megjithatë, gjendja për skuadrat e tjera italiane mbetet e vështirë, me Napolin, Lazion dhe Udinesen që e kanë kualifikimin të pasigurt.

Nga ana tjetër, kualifikimi i Leverkusen dhe Hanover e shanset e mira që kanë për të kaluar Sttutgarti dhe Moenchengladbah, kompletojnë mbizotërimin gjerman, për të disatin vit radhazi ndaj Serisë A.

Në vështirë, në Europa League paraqiten edhe skuadrat angleze, me Liverpool, Neëcastle dhe Tottenham që nuk kanë ende asgjë të siguruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA