Ende probleme nga rrëshkitja në Levan-Tepelenë

09/11/2012 00:00

Ende nuk ka nisur puna për të riparuar dëmin e shkaktuar nga rrëshkitja e
një masivi me gurë mbi rrugën e re Levan-Tepelene. Një pjesë e madhe
kodre është shkëputur duke hedhur mbi rrugën e sapo inauguruar mbi 300
mije meter kub inerte.

Rruga eshte ndertuar nga firma Todini, kompania ka bere vetem bllokimin e rruges dhe hapjen e nje kalimi provizor per mjetet ndersa ende nuk ka nisur punen per heqjen e sasise shume te madhe te gureve. Mesditen e sotme disa punonjes te kesaj firme po kujdeseshin per te hequr rrjetat e vendosura mbi faqen e kodres.

Nje tjeter zone ne kete rruge rrezikon serish te shembet per shkak te grryerjes se nje faqe kodre nga reshjet e fundit. Demtimi i tyres ndodhi dy dite me pare kur shkëputja nga mali e një masivi gurësh ka bllokuar për rreth një orë qarkullimin në autostradën Levan-Tepelenë.

Bllokimi i autostradës së inauguruar dy muaj ka ndodhur në afërsi të fshatit Kremenare të komunës Fratar, në Mallakastër. Për fat të mirë në çastin e shkëputjes së masivit të gurëve, në këtë pjesë të autostradës nuk kishte mjete që udhëtonin nga Levani për në Tepelenë dhe anasjelltas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB