Breivik: Kafja më shërbehet e ftohtë

09/11/2012 00:00

Pavarësisht se nga pamjet, qelia ku mbahet i izoluar autori i masakrës së ishullit Utoja ku mbeten të vrarë 77 persona, Anders Breivik, ngjasojnë më shumë me pamjet e një apartamenti normal e që në shumë vende të botës do të quhej luksoz, vetë i burgosuri ankohet për “mbajtjen në burg në kushte çnjerëzore”.

Breivik po vuan dënimin prej 21 vitesh burg të dhëna nga drejtësia vendase pas përfundimit të procesit gjyqësor ndaj tij. Në një letër publike, ai thotë se po mbahet në kushte çnjerëzore, se kafja i shërbehet e ftohtë dhe se nuk ka gjalp mjaftueshëm për bukën e tij.

“Po mbahem i izoluar në 23 nga 24 orë dhe nën vëzhgimin e rreptë të rojeve të burgut”, thuhet ndër të tjera në letrën prej 27 faqesh të ekstremistit të djathtë norvegjez.

Autoritetet vendase nuk kanë komentuar ende këto pretendime, ndërsa avokati i Breivik tha se dokumenti prej 27 faqesh i publikuar nga mediat vendase është vepër autentike e klientit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB