Argjentinë, protestë kundër presidentes

09/11/2012 00:00

Mijëra argjentinas dolën në rrugët e kryeqyteti Buenos Aires në një protestë kundër qeverisë së presidentes Cristine Fernandez.

Aktivistët përdorën rrjetet sociale për të mobilizuar marshimin për të cilin u tha se ishte një ndër protestat më masive anti-qeveritare të ndodhura në dekadën e fundit. Pjesëmarrësit u shprehën se ishin të zemëruar me inflacionin në rritje, nivelin e lartë të kriminalitetit dhe rastet e shumta të korrupsionit.

Presidentja Fernandez u rizgjodh për një mandate të dytë në vitin 2011, por përkrahja popullore për të është ulur ndjeshëm dhe ka patur vazhdimisht kundërshti ndaj politikave të saj.

Të dhënat zyrtare thonë se inflacioni është aktualisht në nivelin e 12 përqindëshit, por analistët pretendojnë se me shumë gjasa vlera reale është shumë herë më e lartë. Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi Argjentinën në shtator se nëse nuk do të tregonte rritje të mjaftueshme ekonomike dhe të dhëna për uljen e inflacionit deri në muajin dhjetor, do të përballej me sanksione.

Protestuesit kanë shprehur kundërshti edhe për masat kufizuese të vitit të kaluar të fuqizuara më shumë gjatë këtij viti mbi blerjen e dollarit.

Sipas qeverisë, ngadalësimi i ekonomisë argjentinase vjen si pasojë krizës ekonomike globale dhe jo për faj të politikave të brendshme. Mbështetësit e Fernandez thonë se protestat drejtohen nga njerëzit e klasës së mesme dhe të lartë që shqetësohen për humbjen e disa privilegjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB