Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Ndërsa Barack Obama nuk ka mbushur ende 48 orë nga rizgjedhja në krye të Shteteve të Bashkuara, kompanitë e basteve kanë nisur kuotimet për zgjedhjet e 2016-ës.
Në Britani, ku bastet politike janë të lejuara, kompanitë favorizojnë Hillary Clinton, edhe pse vetë Sekretarja aktuale e Shtetit që ka njoftuar tërheqjen nga ky post, mohon mundësinë e kandidimit për presidente.
Kompania “William Hill” vlerëson 2 me 5 mundësitë që Clinton të zgjidhet presidente, ndërsa 1 me 5 janë shanset e Jeb Bush, që mund të jetë potencialisht kandidati i republikanëve në garën e 2016-ës përballë emrit demokrat.
Jeb, djali i George Bush (i ati) dhe vëllai i ish-presidentit George W. Bush ka qenë guvernator i Floridas nga 1999 deri në 2007-ën dhe shihet si pinjolli që do të rikthejë dinastinë Bush në krye të Shteteve të Bashkuara, edhe pse vetë akoma nuk ka shfaqur pretendimet për t’u zgjedhur president.

Zërat për ambicien e Clinton, që do të regjistronte një fitore të dyfishtë si presidentja e parë femër e Shteteve të Bashkuara dhe e dyta nga Clinton-ët, pas bashkëshortit Bill, kanë ngjallur ironinë në internet.

Top Channel