Të paktën 48 të vdekur nga tërmeti në Guatemala

08/11/2012 04:53

Otto Perez Molina, president i Guatemalës, ka dhënë këmbanën e alarmit ndaj popullit të tij, duke i këshilluar për evakuimin nëpër ndërtesa të larta, si masa paraprake.

Zyrtarë të shtetit kanë thënë se rrëshqitjet e dheut kanë shkatërruar rrugët dhe do të duhet rreth 24 orë për të rindërtuar lidhjet me zonën e goditur nga tërmeti.

Njerëz të tmerruar u larguan nga zyrat apo shtëpitë pranë rajonit në fjalë, teksa ndërtesat u tronditën që nga Mexico City në San Salvador.

Ministri i energjitikës tha se rreth 73 mijë njerëz kanë mbetur pa elektricitet.

Ekspertë të tërmeteve thanë se tronditjet u ndjenë rreth orës 10:35 (lokale, 17:35 me orën e Shqipërisë), gati 23 kilometra larg qytetit Champerico në Guatemala dhe ishte me magnitudë 7,4 ballë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA